1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Chollet bisedon me Kurtin: Tani duhet implementimi i propozimit franko-gjerman, pastaj sigurojmë benefitet

Rekomandime

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai, nëpërmjet një njoftimi në Twitter, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian, i njohur si propozimi frank-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

- Advertisement -

“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot. Ne e mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Chollet.

Cholle ka deklaruar se tani duhet implementimi i plotë i propozimit për t’i siguruar benefitet për të dy shtetet.

“Tani duhet implementimi për t’i siguruar përfitimet domethënëse për të dyja shtetet.”

- Advertisement -

“Do të përkrahim hapat vijues mbi propozimin e BE-së. Ky progres është domethënës për Kosovë, duke qenë se ne mbështesim integrimin e saj të plotë euro-atlantik dhe në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar zyrtari amerikan Chollet.

Pas një takimi në Prishtinë në fillimjavë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajça, kryeministri Kurti kishte deklaruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme.

- Advertisement -

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solidë për të ecur tutje”, kishte shkruar Kurti.

Megjithatë, ai gjatë një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, kishte vendosur 6 kushte për Serbinë, në mënyrë që të themelohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, një mekanizëm që kërkohet me insistim edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit