Shtëpia e Bardhë ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me rrëzimin e 4 objekteve të dyshimtave fluturuese mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat më herët nuk u përjashtua dhe mundësia e të qënit jashtëtokësore.
Sekretarja për shtypin Karine Jean-Pierre, e shoqëruar nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Kirby rrëzoi deklarimet e mëhershme se objektet e rrëzuara mund të ishin aliene.
Me një buzëqeshje në fytyrë, Jean-Pierre shtoi se ashtu si të gjithë edhe ajo e pëlqente filmin E.T. dhe siguroi popullin amerikan se nuk asnjë të dhënë për jetë nga planetet e tjera.
Ndërkohë që John Kirby shtoi se Kina ka një program me balona të lidhur me ushtrinë, i cili arriti të zbulohej vetëm nga administrata Biden.
Ai deklaroi gjithashtu se SHBA dhe Kanadaja kanë shtuar më shumë kontrollet në hapësirën ajrore të dy vendeve.
“Objektet e zbuluara u rrëzuan pasi përbënin një rrezik për aviacionin civil. Nuk mund ta dimë nëse ato ishin duke vëzhguar apo jo objektet e rëndësisë së veçantë”, tha Kirby.