10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

HaIiI Matoshi: Kurti pësoi vdekje politike, 51% e votuesve do t’i kërkojnë IIogari

Rekomandime

Analisti Halil Matoshi ka thënë se asnjë forcë politike apo ligjore, s’do të mund ta zhbëj marrëveshjen e arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Sipas komentatorit politik, kryeministri Albin Kurti ka pësuar “vdekje politike” për këtë marrëveshje.

Matoshi shtoi se 51% e qytetarëve që e kanë votuar Kurtin për kryeministër, do t’i kërkojnë llogari atij në rast të zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit.

“S’ka më zot e as ligj që e zhbën Asociacionin. Po mundohet me i thanë opozitës hajdeni ndihmoni tash pak se s’po mund ta largoj vetën prej lloqit që e kam shti. Kurti ka mendu që pushteti merret me shpatë. Një proverb biblik thotë se kush jeton nga shpata, nga shpata vdes. Vdekje politike ka pësuar. Sepse 51% ka me lypë llogari prej tij. VV-ja e vërtetë që s’janë laku hala, kanë me lypë llogaridhënie. Sepse nuk e ka shti askush me mashtru 15 vjet”, tha Matoshi në Politiko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit