8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Veseli e godet Kurtin: Rasti i “Syrit të Popullit” u aktivizua për ta fshehur dështimin e VV – LDK për marrëveshje

Rekomandime

Kreu i PDK’së Kadri Veseli ka folur pas dëshmisë së të parit të VV’së, Albin Kurtit e deputetit Glauk Konjufca në Prokurorinë Themelore në Prishtinë lidhur me kallëzimin penal për rastin Syri i Popullit.

Veseli thotë se do të mbajë mandatin e deputetit në Kuvend të Kosovës, e shton se kallëzimi penal është vetëm improvizim për t’i ikur dështimin që e patën për të krijuar koalicionin Vetëvendosje.

- Advertisement -

”Unë jam deputet në Kuvendin e Republikës, falënderues për këtë tentativa për t’i ikur të vërtetës, paaftësia për të ndaluar koalicionin qeveritar, me këtë improvizimin që është Syri i Popullit është paaftësia për të krijuar premtimin që e kanë pasur para qytetarëve të vendit”, thotë ai.

Kreu i PDK’së shton se nuk i bën përshtypje asnjë individ, i pyetur për Kurtin, derisa thotë se këtë rast po e trajton ndonjë prokuror i korruptuar.

Syri i Popullit është reale, ka njeri të plagosur, ka veprime konsistente, ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ministrave, deputetëve, familjeve, të cilat i ka bërë Syri i Popullit, janë pikërisht ata që i kam përmendur, pavarësisht se ndonjë prokuror i korruptuar ose si frikësohet se në rrethana të reja mund t’i mbyllë rastet, secili duhet me u përgjigj për veprimet që i ka kryer, sa për mua do t’i shkoj deri në fund aspektit ligjor, edhe bash s’më bën përshtypje për asnjë individ”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit