Specialja me një vendim jo të mirë për Hashim Thaçin në Ditën e Pavarësisë

0
53
FILE PHOTO: Kosovo's President Hashim Thaci leaves after being interviewed by war crimes prosecutors after being indicted by a special tribunal, in The Hague, Netherlands July 13, 2020. REUTERS/Eva Plevier/File Photo

Në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Vendimi është marrë pikërisht sot nga Trupi Gjykues, kur Kosova feston 15 vjet shtet.

Në dokumentin që mban nënshkrimin e kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, ish-gjyqtar në EULEX, thuhet se mbrojtja mund të dorëzojë ankesat e saja me parashtresa deri më 3 mars.

Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.