10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj: Bllokova skenarin Rama-Thaçi-Vuçiç për t’i falur Serbisë 10 miliardë euro

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, ka folur mbi përplasjet me kryeministrin Edi Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Haradinaj, në intervistën që transmetohet mbëmjen e sotme, ka sqaruar se arsyeja e dorëheqjes ishte e detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.
Sipas Haradinaj, ‘taksa 100 për qind, ndaj mallrave të Serbisë, i solli si përfitim Kosovës deri në 600 milion euro, në një vit të vetëm.

Haradinaj tha më tej se Albin Kurti bën gabim nëse e heq këtë taksë
“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh! Për Bashkimin Kombëtar, duhet folur më pak dhe duhet punuar më shumë!”, shprehet Haradinaj.

Arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë, sipas Haradinaj ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë.
“Me një investim jo më të madh se sa 140 milion euro, Trepçja, jep një fitim neto rreth 500 milion euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia.

- Advertisement -

Ndalova pra, gr.abitjen 10 miliard eurove, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë gr.abitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, tha ish-Kryeministri i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit