Ndeshja mes Newcastle dhe Liverpool në Premier League u hap me një homazh për ish-futbollistin ganez, Christian Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.
Ish-lojtari i Chelsea u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij.
Në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre. Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsunë.
31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Cheslea, Porto, Everton dhe Newcastle.
Liverpool and Newcastle paid tribute to 🇬🇭Christian Atsu but it's the shot of his wife and kids that will break you💔💔😢😢pic.twitter.com/SGxNhWsV7L
— George Addo Jnr (@addojunr) February 18, 2023