2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shala i PDK-së: Qeveria Kurti vetëm gjatë dy viteve të fundit ndau mbi 100 milionë euro për rrymën në veri

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë dy viteve të fundit kanë ndarë mbi 100 milionë euro për faturat e rrymës në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas Shalës kjo shumë është shuma e madhe e ndarë për këtë çështje që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk e di nga i kanë dal Kurtit këto 300 milionë euro për periudhën e pas luftës, por unë e di që nga shpallja e pavarësisë dhe deri me ardhjen e Qeverisë Kurti kanë shkuar rreth 80 ose 85 milionë euro në pjesën e Veriut, ndërsa në kohën në këto dy vitet e fundit, qeveria Kurti ka ndarë mbi 100 milionë euro do të thotë, nëse e përllogarisimin vitin 2021 dhe 2022 janë shumë, janë shumë më shumë se sa gjithë periudha pas pavarësisë.” – ka thënë ai për emisionin Expose.

close

- Advertisement -

volume_off

Shala ka treguar se në kohën kur do të fillonte implementimi i kësaj marrëveshje do të fillonte ndërprerja e derdhjes së parasë së taksapaguesve tanë në drejtim të veriut.

- Advertisement -

“Politikisht, Serbia por edhe me paaftësinë e Qeverisës së Kosovës, improvizoi apo nxori në plan disa problem të tjera që ishte çështja e targave dokumentacioneve, kriza në institucionet e veriut të Kosovës dhe të gjitha këto e lanë në heshtje atë marrëveshje dhe qeveria jonë në bashkëpunim me mekanizmat që kanë qenë pjesë e implementimit të saj, pra edhe me politikat serbe arritën ta harrojnë këtë udhërrëfyes dhe për pasojë vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 milionë euro mjete të taksapaguesve tanë që kanë shkuar në pjesën në veri jashtëligjshëm.” – ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit