1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kjo është strategjia sekrete e Rusisë për pushtimin e Bjellorusisë sipas mediave gjermane

Rekomandime

Moska duket se po planifikon ringjalljen e Bashkimit Sovjetik, duke përfshirë në një federatë të kontrolluar prej saj, vendet që kanë qenë pjesë e unionit që u shpërbë në fillim të viteve ‘90.

Mediave gjermane u ka rënë në dorë një dokument sekret që daton në verën e vitit 2021 dhe që konsiderohet si i vërtetë, i titulluar “Qëllimet strategjike të Federatës Ruse në Bjellorusi”.

- Advertisement -

Dokumenti tregon për planin e Kremlinit për të bërë pjesë të Federatës Ruse, Bjellorusinë, fqinjin e vetëm që i ka mbetur besnik Rusisë në Europë.

Plani parashikon një përafrim paqësor që pritet të përmbyllet brenda periudhës mes viteve 2025-2030. Strategjia parashikon që bashkimi me Federatën Ruse të jetë gradual dhe të kryet duke përmbushur disa kritere që kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit bjellorus me atë të Rusisë.

Me këtë lëvizje, Kremlini dëshiron të zmbrapsë ndikimin e Perëndimit në këtë vend dhe të krijojë një mburojë kundër NATO-s në kufirin perëndimor, teksa aleanca po planifikon zgjerimin në vendet kufitare me Rusinë. Në të kaluarën, Putin nuk e ka fshehur ambiciet e tij për t’u zgjeruar në vendet që dikur kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe e perandorisë ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit