Babai i Lulzim Bashës varroset nesër

0
83

Babai i Lulzim Bashës, Xhelali, varroset nesër.

Sipas njoftimit ë familjes, Xhelal Bashës do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Tufinës nesër në orën 11.00.

“Vizitat e ngushëllimit për babain tonë të ndjerë Xhelal Basha do të nisin nesër, të hënën, në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në njoftim.

Xhelal Basha ndërroi jetë dje në moshën 85 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.