E kishte shok të klasës, Ahmeti i reagon Jeremiqit: Kosova është e pavarur që nga viti 2008

0
53
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ministri të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq se nëse Vuçiqi nënshkruan të hënë, Kosova do të jetë e pavarur.

Ahmeti i ka bërë të ditur shokut të klasës së tij në SHBA se Kosova është e pavarur nga viti 2008 dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

“Jeremiq: Nëse Vuçiq nënshkruan të hënën, Ks do të jetë i pavarur, dhe pastaj ai do t’i japë R. Srpska 1. Ks është e pavarur që nga viti 2008 – me kënaqësi do të prisja Vuk për të vizituar Ks dhe për ta parë – ai është një shok klase i imi nga SHBA 2. Si jepni diçka që nuk është e juaja – Sr e njohu BiH.” – ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen të hënën më 27 shkurt në Bruksel.