0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çanak: Kurti ‘fitoi’ njohje – Vuçiç synon “Republikë Srpska” në veri

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një prononcim për rrjetin ballkanik të lajmeve “N1”, tha dy pika janë problematika – njëra për Kosovën, ndërsa tjetra për Serbinë – në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -

Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë dialogun mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Atje nuk fitoi askush. Është thjesht një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe ju keni dy pika në atë marrëveshje. Njëra është problematike për kryeministrin Kurti dhe tjetra për presidentin Vuçiç”, tha Çanak, teksa shtoi se “nuk ka dyshim se Kosova merr pavarësinë e saj”.

“Kurti fiton qasje në organizatat ndërkombëtare, njohje të padiskutueshme të Kosovës, pasi në pikën 3, thuhet qartë se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në përputhje me kartën e OKB-së për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur”.

- Advertisement -

Ndërkaq, sa i përket “fitores” së presidentit serb lidhur me propozimin që fillimisht ishte prezantuar si “plan fillestar”, pastaj si propozim i modelit “merre ose lëre”, ish-deputeti serb shtoi se gjëja më e rëndësishme është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ai tha se ndonëse Vuçiç synon që në veri të Kosovës të “fitojë” një tjetër “Republikë Srpska” – entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë – një mekanizëm i tillë nuk do të jetë sikur modeli i RS-së, sepse “atje jetojnë 36 mijë [serbë] dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në popullsinë dy milionëshe të Kosovës”.

- Advertisement -

Ndryshe, sipas Josep Borrell-it, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, të dyja palët janë pajtuar që “nuk ka nevojë më për diskutime rreth propozimit të BE-së” dhe për të gjitha ato që u pajtuan të dy liderët do të ketë nevojë për një takim të ri që do të mbahet me 18 mars në Shkup.

Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjnë një dokument të njësuar.

Për herë të parë është zbuluar edhe zyrtarisht përmbajtja e marrëveshjes i cili parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore e çka jo tjetër.

Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por përveç themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe – Neni 7 dhe neni 10 – kërkohet që të formalizohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit