7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një thes i plehut artificial kushton 25 euro, vjet çmimi i tij ka qenë 8 euro

Rekomandime

Kjo rritje kaq e madhe e një produkti-lëndë e parë e rëndësishme në bujqësi nuk ka ndodhur deri tash në Kosovë.

Janë ngritur, përafërsisht në këtë nivel, ose pak më pak se “Urea”, edhe të gjitha llojet e tjera të plehrave artificiale, dhe produktet e tjera të repromaterialit të bujqve kosovarë, të cilat janë të domosdoshme për mbjelljet pranverore dhe për riplehërimin e grunajave.

- Advertisement -

Në interesimin e “Buletinit Ekonomik”, në shumë pika të tregtimit të materialit riprodhues, ose të lëndës së parë të nevojshme për mbjelljet pranverore, anë e kënd Kosovës, janë marrë përgjigje që tregojnë për ngritje enorme të çmimeve, veçanërisht të plehrave artificiale.

Diku shitësit thonë se është rritur çmimi 100 deri 120 për qind, diku mbi 200 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por është fare lehtë për t’u parë ngritja enorme. Mjafton të krahasohet çmimi i vjetshëm i një thesi “Urea 46 për qind”, ta zëmë, që ka qenë nga 6 deri 8 e 9 euro më së shumti me atë të tanishmin që është 25 euro.

Ky krahasim të frikëson domosdo, sikundër që i ka frikësuar dhe i ka stepur tashmë shumicën e bujqeve kosovarë.

- Advertisement -

Sot, çmimi i një thesi të plehut “Urea” nëpër barnatoret bujqësore në Kosovë sillet nga 23 euro e gjysmë deri në 24 e 25 euro, ndërkohë që vitin e kaluar çmimi i tij ka qenë vetëm 8 euro. Një nga farmacistët bujqësor, në kushte anonimiteti, për “Buletinin Ekonomik” ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar këto lloje të plehrave janë rritur përafërsisht 100-120 për qind, pasi plehu vjeshtor i Greqisë dhe ai i Rusisë kanë qenë në treg me çmim 8 euro, ndërsa plehu i Austrisë është tregtuar me çmim 7 euro e 50 centë. Ndërkohë, ai po ashtu thotë se çmimi i plehut artificial “Urea 46 për qind” në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është shitur për 9 euro, ai “KAN 27 për qind” me 6 euro dhe “KAN 39 për qind” për vetëm 6 euro e 25 centë për thes.

Në anën tjetër, farmacisti bujqësor në fjalë, tha tutje se edhe farërat për mbjellje kanë shënuar një ngritje për 10 deri në 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas tij, me rritjen e çmimeve të këtyre materialeve riprodhuese, pritet shumë shpejtë që të rriten edhe çmimet e produkteve bujqësore si ato të grurit, qepës, hudhrës, patates, rrushit, domates dhe specit. Mirëpo, në një barnatore bujqësore në Prishtinë, shitet edhe një lloj tjetër i plehut artificial i cili përmban “Urea 25 për qind”, “KAN 10 për qind” dhe mikroelemente të tjera si zink, bakër dhe hekur me veprim tremujor. Pronari i kësaj barnatoreje, po ashtu në kushte anonimiteti, ka thënë se çmimi i thesit i cili peshon 25 kilogramë aktualisht shitet 18 euro aty.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit