-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Reagon eurodeputeti holandez: Veprim i turpshëm i Vuçiqit

Rekomandime

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

- Advertisement -

Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm.

“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti pas takimit trilateral të së hënës ka deklaruar se ai ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin e BE-së, por se gatishmëri s’pati edhe nga pala tjetër.

Ndërkaq, BE e ka prezantuar si arritje të marrëveshjes meqë të dyja palët i kanë thënë po këtij propozimi dhe se janë pajtuar që më të mos diskutohet mbi të, por për zbatimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit