22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Mërgimtarin që e ktheu veturën në zebra në Prishtinë e lajmërojnë tek policia zvicerane, ata tregojnë kush do të merret me të

Rekomandime

Një kosovar e denoncoi mërgimtarin nga Zvicra te Policia e Cyrihut, pasi i njëjti kishte kthyer veturën në vendkalimin për këmbësor në Prishtinë.

- Advertisement -

Policia Zvicerane iu përgjigj menjëherë kosovarit, pas denoncimit që bëri.

Përmes një postimi në Twitter, policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare.

“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

- Advertisement -

Përgjigja erdhi pasi kosovari që publikoi fotografinë e mërgimtarit në Twitter, e kishte etiketuar policinë e Cyrihut në të.

Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit