8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish këshilltari i Kadri Veselit: Në takimin ku po merr pjesë Kurti, pihet raki e diskutohen tema të badihavxhinjve

Rekomandime

Ish këshilltari i Kadru Veselit, analisi për gjithcka dhe profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka shpjeguar prejardhjen dhe kuptimin e Simpoziumit që u mbajt në Athinë të Greqisë e ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Latifi thotë se Sympoziumi është në thelb punë qejfi, mbledhje me mendimtarë globalë në të cilën diskutohen tema të badihavxhinjve dhe pihet aIkool.

Ai ka shpjeguar se  ‘Sym’  do të thotë mbledhje dhe ‘Poison’ që do të thotë pirje e alkooIit.

Shkirmi i plotë i Latifit në Facebook

- Advertisement -

“Në faqën në internet të këtij Simpoziumit “Symi” në Athinë, ku po merr pjesë kryeministri Kurti, thuhet se “ky takim është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë”. Sigurisht kjo mbledhje duhet të zhvillohet në kushte luksi aristokratik. Pse? Sepse sympoziumet gjithmonë kanë qenë, në thelb, punë qejfi. Qysh nga koha kur u shpikën nga grekët e lashtë. Vetë kuptimi etimologjik i fjalës na e tregon këtë. Sympozium vjen nga fjalët “sym” që do të thotë mbledhje, tubim, dhe “poison” që do të thotë me pi alkool. Pra një takim ku njerëzit mblidhen me pi e me u argëtu së bashku dhe gjatë asaj kohe edhe me diskutu tema të lira, tema të badihavxhinjve”, ka shkruar Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit