10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Sqarohet Qeveria, tregon kush po ia paguan shpenzimet kryeministrit Kurtit me familje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë disa ditore në Greqi si pjesë e “Symi Simpoziuimit” në të cilën marrin pjesë politikanë progresisë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Kurti po qëndron atje me familjen e tij.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook të zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeiu, thuhet se në këtë simpozium pjesëmarrësit ftohen me familje dhe se shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit i mbulojnë organizatorët, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

“Është hera e katërt sivjet që Kryeministri Kurti po merr pjesë te Symi Simpoziumi ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar sikurse sivjet simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga organizatori i Simpoziumit”, shkruan Kryeziu.

Tutje Kryeziu ka treguar për takimet që Kurti kishte në Greqi.

- Advertisement -

“Gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, Kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritar dhe politik, ku duhen theksuar ai me Kryeministrin grek Mitsotakis, Ministrin e jashtëm Dendias dhe liderin e opozitës Tsipras, si dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Schinas”, shkruan Kurti.

Në fund, zëdhënësi i Qeverisë ka shkruar se Kryeministri Kurti ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Deçanit duke iu uruar të helmuarve shërim.

- Advertisement -

Kujtojmë që Kurti kishte qëndruar në të njëjtin simpozium edhe gjatë viteve 2020, 2019 dhe 2018 sa ishte në opozitë.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.

Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI.

Sivjet është hera e katërt që kryeministri Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar, sikurse sivjet, simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori.

Postimet nga pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në vitet e kaluara mund t’i shihni këtu:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/927956037704281

https://www.facebook.com/albini2017/posts/641782839654937

https://www.facebook.com/albini2017/posts/402236570276233

Gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe politikë, sikurse ai me kryeministrin e Greqisë, z. Mitsotakis, ministrin e Punëve të Jashtëm, z. Dendias, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, z.Panagiotopoulos dhe liderin e opozitës, z. Tsipras, si dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, z. Schinas dhe politikanë e diplomatë nga rajoni dhe bota.

Pas takimit të djeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, z.Dendias, kryeministri Kurti ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Ramosaj dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Vitia më të cilin bisedoi gjersa ai po qëndronte në Deçan. Dje në Deçan ishin edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj.

Të helmuarve ju dëshirojmë edhe njëherë shërim të shpejtë. Po bëjmë gjithçka me të gjitha mundësitë, që së bashku të tejkalojmë këtë gjendje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit