20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë

Rekomandime

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Atje ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar me inicialet D.Gj. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit, raporton Express.

- Advertisement -

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta i ka thënë Gazetës Express se janë shoqëruar për në Polici dy persona si dëshmitarë, derisa një 25-vjeçar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovē është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.

- Advertisement -

Ai ka treguar se viktima dhe i dyshuari për vrasje kanë lidhje familjare mes veti.

‘Po, janë në relacion familjar por nuk jam i sigurt nëse janë nip e daj apo kushëri (tezak)’, ka thënë Graishta për Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit