Një 39-vjeçar me inicialet M.B. ka vdekur, pasi aktivizoi një granatë dore në hyrën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton mediumi malazias, “Vijesti”.
Sipas informatave, pesë persona janë lënduar nga shpërthimi i bombës, njëri prej tyre seriozisht.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes. Autoritetet janë duke e hetuar rastin.
“Në orën 11 e 35 minuta, ne pranuam një njoftim se një mjet shpërthyes është aktivizuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore dhe se ka persona të lënduar. Morëm vesh se M.B. (39 vjeç), i cili e kishte aktivizuar mjetin shpërthyes, është vrarë. Kemi pesë të tjerë të lënduar, për të cilët po ofrohet trajtim në Qendrën Klinike”- tha Srda Korac nga policia malaziase.