Analisti Xhevdet Pozhari, ka shkruar një status për dialogun e lehtësuar nga Bruskeli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një statusi në Facebook, Pozhari ka thënë se fitorja e Kurtit në dialog do ta zhbënte eksistencën e LDK-së dhe PDK-së.
“Fitorja e Albin Kurtit në dialog, do ta zhbënte ekzistencën e LDK-së dhe PDK-së, prandaj dëgjohen klithmat e frustruara!
…. Nuk është i rastësishëm revoltimi i dy partive kryesore të cilat e bartin peshën e mëkateve të dialogut në të kaluarën, LDK-së dhe të PDK-së. Realiteti që ju përplaset për surrati është i idhët…” – ka shkruar Pozhari.