5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Si dukej qeveria në hije e PDK-së, që duan ta rikthejnë edhe njëherë?

Rekomandime

Në shumicën e periudhës së pasluftës, PDK-ja e ka pasur pushtetin. I ka rënë që vetëm së fundmi ta gëzojë opozitën dhe në fillimin e saj.

Por, atëherë kishte formuar qeverinë, që i “bënte hije” pushtetit.

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha sot se PDK-ja do të rikthehet me metodën e saj të opozitarizmit, krijimit të qeverisë në hije, kësaj radhe ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Si e bënte dikur PDK-ja këtë lloj “qeverisjeje” dhe çfarë ishte ajo?

PDK-ja, si parti e dalë nga lufta kishte humbur në dy palë zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 dhe 2004. Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte vendosur që në vitin 2005 të formojë qeverinë në hije si kundërpërgjigje ndaj LDK-së dhe AAK-së, që pas zgjedhjeve të vitit 2004 kishin lidhur koalicion dhe kishin formuar qeverinë.

Kabineti i “Qeverisjes së Mirë”, siç e quante PDK-ja, apo “Qeveria në Hije”, kishte filluar punën më 1 qershor të vitit 2005. Ky kabinet përbëhej nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike.

- Advertisement -

Sipas PDK-së, kabineti ishte ndërtuar në formën që secila ministri në qeverinë të Kosovës të kishte resoret alternative në Kabinetin e “Qeverisjes së Mirë”.

Në kohën kur PDK kishte formuar qeverinë në hije , kryeministër i Kosovës ishte Bajram Kosumi pasi ish-kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje shkaku i ngritjes së aktakuzës për krime lufte nga Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

- Advertisement -

Kjo ishte hera e parë që në Kosovë u krijua një mekanizëm i qeverisjes, sipas modelit “qeverisje në hije”.

Në kohën kur qeveria në hije kishte filluar punën, ish-zëvendësi i Thaçit në kabinet, Hajredin Kuçi, kishte deklaruar se secili departament i qeverisë në hije do të ndjekë punën e ministrisë përkatëse në qeverinë e atëhershme Kosumi.

Pas 16 vjetëve, një ide të ngjashme për qeverinë në hije e ka paralajmëruar sot nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ende nuk dihet formati dhe modalitetet që PDK-ja do të aplikojë në qeverinë në hije të vitit 2021.

Partia Demokratike herën e fundit i ka fituar zgjedhjet me koalicionin parazgjedhor PAN (PDK-AAK-Nisma) në vitin 2017. Dy vjet më vonë, kryeministri që vinte nga radhët e PAN-it, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje. Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, PDK-ja doli e treta, për të qëndruar më pas në opozitë edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit