22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Reagim i fuqishëm i Albin Kurtit për Liqenin e Ujmanit: Është tokë e Kosovës, ju e keni si ujë për Zajednicë

Rekomandime

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar me një status në Facebook për Liqenin e Ujmanit.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se Ujmani është i Kosovës dhe kurrë nuk ka patur kontest për këtë.

Ish-kryeministri ka deklaruar se kushdo që flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh.

“Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë.

- Advertisement -

Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.

Planifikimi, projektimi dhe ndërtimi janë bërë me shpallje të interesit të Kosovës, me mjete të Kosovës, i destinuar për Kosovën, në kohën kur Kosova ishte krahinë socialiste autonome e federatës.

- Advertisement -

Ujmani nuk është liqe natyror. Aty para ujit ka pasur toka, të cilat i ka shpronësuar Kosova, sipas ligjeve në fuqi dhe ka paguar shtrenjtë për to.

Nuk ka pasur kontest me dikur republikat (sot shtete), pasi u shpërbë federata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit