Vazhdën e përkrahjes pas komenteve linçuese ndaj Ganimete Musliu e ka bërë edhe Adem Grabovci.
Përmes një fotografie që ai ka hedhur në Facebook, ku shihet duke luajtur shah me ‘Ganën’, Grabovci ka thënë fjalë të mëdha për deputeten e PDK-së.
“Ganimete Musliu, nuk është kalibër i “piunit” të Budvës dhe përkrahsve të tij.
Ajo, e thotë atë që është e bindur se është në interesin e qytetarëve të vendit.
Për, sojin e shqipëfolësit që “leh” serbisht, Ganja nuk trembet aspak.
Lehtë ua bënë MAT të tillëve, por kurr jo, miqëve e qytetarëve të vendit” shkroi Grabovci.
Statusi i plotë: