3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Vali Corleones s’i ndahet gazepi: Policia zbarkon në motelin ku po qëndronte me dy vajza

Rekomandime

Pa kaluar 3 muaj nga rasti i fundit për të cilin përfundoi në Polici, Princ Valentino Corleone është futur sërish në telashe. Personazhi kontravers nga Gjilani shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij.

- Advertisement -

Ai është emër i njohur edhe për organet e rendit për shkak të historisë së tij kriminale, të pasur me vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm.

- Advertisement -

Siç mëson Sinjali, Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Kjo i kushtoi atij me shoqërim në stacion policor, ku dha deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit