1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky është drejtori i ri i Policisë së Kosovës

Rekomandime

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Hoxha deri më tani ka mbajtur pozitën e drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës. Ai ishte vlerësuar më së shumti nga të gjithë kandidatët, edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Nga intervistat, Ambasada e Britanisë në Kosovë e cila ka vlerësuar procesin, e ka përzgjedhur të vetmin kandidat për t’u zgjedhur Gazmend Hoxhën. Hoxha që aktualisht është Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, është vlerësuar me 27.5 pikë nga britanikët, nga 40 në total.

Asnjë kandidat tjetër sipas vlerësimit të britanikëve nuk është i denjë për t’u bërë Drejtor i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Gazmend Hoxha ka një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës. Ai punën në Policinë e Kosovës e ka nisur në vitin 2000, kurse dy vjet më pas kaloi në gradën rreshter në stacionin Jugu të Prishtinës.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 u emëruar Drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 u emëruar Drejtor i Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -

Aktualisht Gazmend Hoxha është drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Kandidatët e tjerë për drejtor të Policisë së Kosovës kanë qenë: Bahri Shala, Fatos Haziri dhe Granit Fetahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit