10.1 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Von Cramon për Xhafer Devën: Ai me milicinë e tij kryen KRlME ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve

Rekomandime

Eurodeputetja Viola von Cramon ka dalë kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian është rreshtuar krah ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë i cili kritikoi ministrinë e Kulturës për vendimin për restaurim të shtëpisë së Devës.

Von Cramon ka shkruar se Deva ka qenë kolaboracionist i regjimit nazist dhe e kaluara sipas saj s’duhet të mbulohet.

- Advertisement -

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut më shqetëson personalisht dhe ngrit shumë shqetësime. Lustrimi i së kaluarës dhe shtrembërimi i fakteve për kolaboracionistin e njohur nazist të divizionit të 21-të SS “Skanderbeg” s’duhet të bëhet”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo tutje ka thënë se Deva me milicinë e tij kryen KRlME ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve.

S’duhet të ketë vend për ndryshim të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimit të holokaustit. Në vend kësaj, kjo duhet të shfrytëzohet si mundësi për t’u përballur me të kaluarën dhe të lejojë të gjitha komunitetet në Kosovë të bëhen bashkë për të krijuar një narrativë të përbashkët që është përfshirëse dhe e bazuar në fakte për bashkëpunëtorët lokalë të nazistëve që kryer KRlME kundër hebrenjve, serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve nga divisioni SS “Skanderbeg” dhe forcat ushtarake të Devës”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit