16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Albin Kurti: Qeveria e re u bë me shantazhe nga Thaçi

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe në tubimin për 15 vjetorin e formimit të subjektit që drejton nuk la pa përmendur se qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti është qeveri e cila u krijua me shantazhe nga ana e Presidentit Hashim Thaçi.

Qytetarë nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit.

- Advertisement -

Andaj ai u frikësua që gjyqi do të i bëhej në shesh.

Që të mos e lëmë pa e zgjidhur, presidenti është hajn por jo edhe shumë gjatë edhe ndonjë muaj.

Ai do të shkoj dhe nuk do të mund të vjedh më.

- Advertisement -

Ashtu sikurse sot që Njiazi Thaçi nuk mund të vjedh në KEK e as Bedri Istrefi në Telekom.

Sic e dini ne nuk e kemi pranuar vendimin e gjykatës Kushtetuese sepse është vendim i padrejtë që fuqinë e qytetarëve e delegon te presidenti.

- Advertisement -

Ai kishte shkelur kushtetutën në ora 1 pas mesnate shantazhonte deputetët. E kujt është kjo qeveri koti, kënd përfaqëson kjo qeveri koti.

Kjo qeveri është zgjedhur për të bërë dëme e jo punë”, tha Kurti.

Ai shtoi se dëmet kanë filluar menjëherë.

Dëmet i ka filluar, në ditën e dytë të punës hoqën reciprocitetin, heqja është nënshtrim ndaj Serbisë.

Këta janë të kapur nga krimi e korrupsioni dhe janë të shantazhuar.

Andaj dhe nuk e pranojmë heqjen e reciprocitetit sepse nuk e pranojmë shkeljen e sovranitetit.

Njëjtë siç nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës.

Ne do të jemi në parlament e në shesh për të mbrojtur republikën.

Marrëveshjet e Serbisë nuk i pranojmë dhe dialogu i nënshtruar ndaj Serbisë nuk e pranojmë”, shtoi ai.

Ai tha edhe se padrejtësitë ndaj Kosovës, qytetarët i dënojnë me votë.

Më në fund ranë maskat e politikanëve të korruptuar.

Tash kurrë s’ka qenë më lehtë me i nda politikanët e mirë dhe të kqi.

Ne jemi popull i lashtë dhe i drejtë, ne kurrë nuk kemi pushtuar të tjerët por as nuk kemi pranuar nënshtrimin e të tjerëve.

Ne jemi popull ilir dhe kemi luftuar për liri.

Vendi ynë është i pasur me fusha pjellore, me njerëz të mirë.

Këtu i kemi të parët tanë dhe këtu na rreh zemra fort.

Prandaj duhet ta bëjmë shtetin që meritojmë.

Ne vërtetë mund të jemi popullsi e varfër por jemi krenar.

Jetojmë thjeshtë por me nderë, jemi të durueshëm por edhe falim por nuk durojmë padrejtësinë.

Nuk durojmë kur në emrin tonë gënjejnë, prandaj e mira dhe e drejta mund të vonojnë por ato vijnë, por padrejtësia që u bë në mars të këtij viti është vetëm një episode e trishtë që qytetarët do ta kujtojnë në zgjedhjet e reja.

Padrejtësitë i dënojmë me votë, shtetin e kapur e çlirojmë me votë.

Unë sot jam i mbushur me shpresë se ditët më të mira janë para nesh se të rinjtë e kuptojnë që koha për ndryshim ka ardhur, që qytetarët që kërkojnë sistem shëndetësor e kuptojnë që koha për ta ka ardhur, askush nuk e ndal një popull që kërkon ndryshim.

Janë të panumërt ata njerëz që na kanë sjellë këtu si lëvizje”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim siç e ka quajtur paqësor, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Vetëvendosjes.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë janë parë rreth e rreth Qeverisë së Kovës. Të njëjtit janë angazhuar për të mbajtur rend gjatë tubimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit