11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Ja sa shpenzoi Vjosa Osmani për naftë sa ishte deputete

Rekomandime

Sot janë bërë publike shpenzimet e deputetëve për karburante që nga viti 2011.

Ndër ta është edhe ish-deputetja e LDK-së, aktualisht Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në raportet e publikuara, shihet se Osmani ka përfituar të holla të dedikuara për rrugëtimin e deputetëve.

Në vitin 2011 kur kishte hyrë në fuqi rregullorja që i parasheh këto pagesa për karburante, Osmani kishte marrë 380 euro si kompenzim për rrugën nga Mitrovica në Prishtinë.

Një vit më vonë, Osmani raportohet se ka përfituar 1 mijë e 780 euro nga të hollat e dedikuara për shpenzimet e deputetëve.

- Advertisement -

Në vitin 2013, presidentja aktuale kishte marrë 1 mijë e 240 euro të tjera, ndërsa në vitin 2014 kishte marrë 520 euro të tjera.

Bazuar në raportin e shpenzimeve të derivateve për deputetët që u publikua sot, Osmani që nga viti 2015 e tutje nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e deputetëve.

- Advertisement -

Në total, Osmani përgjatë viteve 2011, 2012, 2013 dhe 2014 ka marrë 3 mijë e 920 euro.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në sqarimin e tij se raportet e publikuara përbëjnë shpenzimet e deputetëve jo vetëm për derivate, por shpenzimet e udhëtimeve në përgjithësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit