4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë, administrata mos t’i jap asnjë mëditje” – Konjufca tregohet i ashpër me deputeten Albena Reshitaj

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përfunduar punimet e seancës së sotme të Kuvendit në mungesë të kuorumit.

- Advertisement -

Në momentin kur në rend ishin votimi i disa pikave që kanë mbetur nga seanca e 19 janarit, njëri nga deputetët lëshoj seancën duke pamundësuar kështu vazhdimin tutje të kësaj seance.

“Një deputet e lëshoi seancën mbetëm vetëm 60 nuk kemi kuorum për zhvillimin më tutje të kësaj seance”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari gjithashtu kërkoi nga administrata e Kuvendit që deputetes Albena Reshitaj të mos i jepet mëditja për sot, pasi që e njëjta sipas Konjufcës qëndroi vetëm 10 sekonda në sallë.

- Advertisement -

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

Paraprakisht para përfundimit të seancës, Konjufca propozoi që disa pika të mos hidheshin në votim pasi që opozita nuk ishte prezentë.

- Advertisement -

“Meqenëse mungon opozita nuk janë kushtet objektive dhe nuk do të ishte e ndershme të zhvillohej procesi i votimit pa ta edhe pse janë kushtet për votim.

Formimi i komisionit Ad-hock për përzgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së, Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Ankesave të Mediave dhe Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë

Të gjitha këto pika si Kryetar i Kuvendit propozoj të bëhen pjesë e seancës së radhës kur të vije edhe opozita. Propozoj që të shtyhet edhe interpelanca e kryeministrit Albin Kurti meqenëse propozuesi nuk është i pranishëm në seancë”, tha Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit