6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Ministri i Vetëvendosjes “godet” LDK-në: Presioni ndaj qeverisë Kurti erdhi për shkak tuajin

Rekomandime

Është duke vazhduar debati parlamentar në seancën e jashtëzakonshme për taksën dhe raportet me SHBA-në, shkruan GazetaBlic.Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se presioni ndaj Qeverisë Kurti është rritur me fajin e presidentit por edhe koalicionit të tyre qeverisës, LDK-së.Bislimi, tutje tha se përveç vendimeve të marra deri më tash nga Qeveria Kurti, javës në vijim kjo qeveri do të marrë edhe vendime të tjera të reja që do të prekë keqpërdorimet dhe korrupsionin.

- Advertisement -

“Vetëm për 25 ditë pune kemi marrë aq shumë vendime, me shkarkime bordesh e anulime tenderësh.”

“Do të marrim edhe shumë vendime të tjera javëve në vijim, hapësirat për plackitje shumë shpejtë po ndalen.

Mos të harrojmë se ndryshimet e mëdha në qeverisje ka prodhuar shumë fitues dhe këta fitues janë qytetarët e vednit, fatmirësisht ka prodhuar edhe një grip të vogël humbësish dhe ata janë të ulur sot këtu në parlament.”“Taksa 100 përqind është vendosur në fund të vitit 2018 dhe asnjëherë nuk ka pasur kërcënime për qeverinë për heqje të saj. Presioni kundër qeverisë Kurti nuk ka fillu nga jashtë, ky presion është transmetu nga presidenti i vendit dhe qëndrimi jo i unifikuar nga koalicioni pjesëmarrës.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit