13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BE i kundërpërgjigjet presidentit Thaçi pas kritikave rreth çështjes së emisarit për dialog

Rekomandime

Bashkimi Evropian u është përgjigjur kritikave të presidentit Hashim Thaçi rreth çështjes së nivelit të përfshirjes në dialogun Prishtinë-Beograd. Nga Brukseli, zyrtarë thonë se Borell ka krijuar një pozitë të tillë për të treguar rëndësinë që ka çështja e negociatave dhe për të forcuar përfshirjen e tij në proces.

- Advertisement -

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po e sheh më si partner të besueshëm Bashkimin Evropian në të cilin mund të mbështetet Kosova në të ardhmen. Thaçi tashmë hapur akuzon Brukselin për tradhti sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët, ndërkohë për çështjen e dialogut me Serbinë thotë se Kosova nuk duhet të mbetet me adresë kah Bashkimi Evropian.

Sipas tij, po të jetë për Bashkimin Evropian, Kosova do të mbetet e izoluar për dekada tëra. Përveç këtyre, presidenti ka kritikuar evropianët edhe për çështjen e emërimit të një emisari special për negociatat e paqes me Serbinë. Sipas kreut të shtetit, BE nuk duhet të ulë nivelin e përfshirjes në negociatat Prishtinë-Beograd me një emisar pa kredibilitet.

“Brukseli duhet t’i japë peshë politike përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi. Ulja dhe delegimi i rolit tek një emisar pa kredibilitet nuk do ndihmojë. BE duhet të mbështes të gjithë përpjekjet që dërgojnë tek një marrëveshje historike dhe të punojë me të gjithë partnerët”, kishte shkruar Thaçi në llogarinë e tij në twitter më 29 shkurt.

- Advertisement -

Lidhur me këto kritika dhe qëndrime të presidentit të Kosovës karshi BE’së ka folur zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, Stano ka thënë se në parim nuk komentojnë deklarimet e liderëve politik në shtetet partnere, derisa ka pasur një përgjigje për Thaçin sa i përket çështjes së emërimit të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Stano ka thënë se Borell do të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun për të nënvizuar rëndësinë dhe për të forcuar përfshirjen e tij në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

“Arsyeja pse Përfaqësuesi i Lartë është duke krijuar pozitën e Përfaqësuesi Special të BE’së është për të nënvizuar rëndësinë e punës në dialog dhe për të përforcuar përfshirjen e tij në këtë çështje”, ka thënë Peter Stano për Gazetën Express.

Lidhur me kritikat dhe deklaratat e Hashim Thaçit karshi BE’së ka pasur reagime edhe në Kosovë. Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se presidenti po i dëmton raportet me Bashkimin Evropian.

Përveç Konjufcës, ka folur edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, Thaçi po flet më keq për Josep Borell dhe për Miroslav Lajcak se sa për Vuçiqin e Daçiqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit