12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Belgjika po shkëlqen në Kampionatin Evropian, Januzaj dëfrehet nëpër kafiteri të Prishtinës

Rekomandime

Derisa shokët e tij në Përfaqësuesen e Belgjikës po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, mesfushori Adnan Januzaj po “shëtitet” nëpër kafiteri të Prishtinës.

- Advertisement -

Futbollisti nga origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit së bashku me ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.

Ish-mesfushori i Manchester United, i cili luan në Spanjë me Real Sociedadin, nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Belgjika për Euro 2020.

Belgjika në dy ndeshjet e para ka arritur pikë të plotë (6).

- Advertisement -

Januzaj (26-vjeçar) vite më parë e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit