8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Murati ia përmend qeverisë së PAN’it shpenzimet enorme për dreka

Rekomandime

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati është përplasur në Kuvend të Kosovës sa i përket shpenzimeve të qeverisë aktuale dhe asaj të kaluar me shefin e opozitës, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Murati tha se kjo qeveri ka harxhuar për një muaj më pak se qeveria e kaluar që harxhonte për një ditë.

E pamë edhe në media që qeveria aktuale ka harxhuar më pak se qeveria e kaluar, për një ditë për dreka zyrtare, për një muaj kanë harxhuar më pak se qeveria e kaluar në baza ditore, nuk është as kuvendi imun ndaj kësaj, ky institucion që vitin e kalum është udhëheq nga Kadri Veseli për dreka zyrtare për vitin e kalum është 109 mijë euro, edhe një herë halli është këtu për me ngrit frikë me shpërnda panikë”, tha ai.

Këtu ka ndërhyrë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai ka kërkuar që të qartësohet nga Murati se për cilat shpenzime e ka fjalën ai.

- Advertisement -

“Të qartësohen a ishin shpenzime të kabinetit të kryetarit, apo të kryetarit për dreka e darka, pastaj të qartësohet se ka shumë rëndësi”, tha Veseli.

Deputeti i LVV-së i ka përmendur Veselit mbi 100 mijë euro harxhime vetëm për udhëtime zyrtare.

- Advertisement -

“Për me qartësu nëse hyjmë të kabineti janë edhe më të nalta, janë rreth 100 mijë euro të kabinetit për udhëtime zyrtare”, shtoi Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit