1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vuçiq: Më ftojnë në dasmë kur nusja e dhëndër nuk duken askund

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar takimin e radhës në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të paraparë të mbahet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se për të vazhduar tutje parakusht i panegocjushëm është themelimi i Asociacionit të komunave serbe.

- Advertisement -

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me qytetarë në jug të Serbisë, ku shtoi se do të shkojë në takimin e Ohrit, megjithatë theksoi se është i shqetësuar sepse këto takime. 

Vuçiq: Asociacioni i komunave serbe, parakusht për çdo bisedim

“Do të shkoj në Ohër dhe do t’u them të njëjtën gjë që ju them juve, sepse ju mendoni se ata nuk dëgjojnë ose nuk e dinë se çfarë po them, njerëz këtë atë shpejt e kanë në tryezë brenda tre minutave, po aq shpejt sa më dëgjoni këtu, kështu që nuk ka problem, do t’u them të njëjtën gjë, vetëm se dikush duhet të ma shpjegojë kuptimin e gjithçka, përse më ftuat në dasmë ku nusja dhe dhëndër nuk duken askund, nuk po e kuptoj kuptimin, pra është diçka që me duket se nuk ka kuptim, por mua po më pengon dhe nga pak shqetëson që shoh që të gjithë heshtin dhe askush nuk do të reagojë, por do ta shohim ne serbët ndoshta do të jemi sërish fajtor për diçka. Pra, më lejoni t’iu them se në të gjitha bisedat që kam pasur dhe në të gjitha ato, nuk është vetëm çështje e insistimit tonë, është çështje e bisedimeve që kemi pasur për asociacionin e komunave serbe, është parakusht për çdo bisedim për çdo gjë, domethënë një kusht pa të cilin nuk mundmi, ta përkthej për njerëzit që nuk janë jurist, kështu që doni, doni, nëse nuk doni, nuk doni, thjesht mos na merrni më kohë dhe kaq”, tha ai. 

- Advertisement -

Ai shtoi se të hënën dhe të martën do ta pret të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd.

Lajçak ka qëndruar në Kosovë më 9 dhe 10 mars. Fillimisht ai takoi presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Pas takimit me Lajçakun, Kurti, u shpreh i gatshëm që më 18 mars në Ohër ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit