7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lajçak tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën, media serbe thotë se ai po ia mban anën shqiptarëve

Rekomandime

“I dërguari special i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak është vendosur hapur në anën e shqiptarëve të Kosovës në bisedime edhe pse ai do duhej të paraqitej neutral, bazuar në mandatin e BE në lidhje me statusin e Kosovës”, shkruan “Novosti”, duke e kritikuar për mbajtje ane.

- Advertisement -

Në të vërtetë, Lajçak të hënën ka theksuar se “marrëveshja mes dy palëve duhet të rezultojë me njohje ndërkombëtare të Kosovës”, duke shtuar se kjo është çështje e negociatave dhe nuk do ketë zgjidhje të imponuar.

Porosia e Lajçak, shkruan “Novosti”, dallon nga ajo që tha kancelaria Merkel në Beograd, se në vetë BE-në nuk ka qëndrim unik për pavarësinë e Kosovës, sepse 5 anëtare nuk e kanë pranuar.

Drejtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviç tha se kjo nuk është hera e parë që Lajçak jep deklarata problematike.

- Advertisement -

“Ajo nuk i ka hije njeriut që duhet të jetë neutral në dialog. Nuk është punë e tij të shpreh qëndrimin personal. Është interesant se ai si funksionar i partisë opozitare të drejtimit social-demokrat dhe anëtar i partive socialiste evropiane angazhohet për parimin e identitetit kombëtar edhe sovranitetit të shtetit dhe që e quajnë rusofil, tash angazhohet për rezultatin e bisedave dhe shkel sovranitetin e Serbisë”, tha ai.

Karanoviç tha se me këtë deklaratë besueshmëria ndaj tij si i dërguar është rrëzuar, por Beogradi nuk mund të ndikojë ndërrimin e tij. Beogradi do të vazhdojë të mbrojë pozitat e veta bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Lajçak nga sot do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë, ndërsa pastaj arrin në Beograd, qëllimi i bisedave me Vuçiq e Kurtin do të jetë vazhdimi i dialogut.

“Është vizitë e rregullt në regjion me qëllim bisedimi me liderët për përparimin e mëtutjeshëm në dialog”, ka thënë Lajçak para udhëtimit në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit