10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyrtares së Gjykatës Speciale i del punë me statujat e UÇK’së: Ka shumë të tilla

Rekomandime

Zyrtarja e Gjykatës Speciale është shprehur e indinjuar me statujat që gjenden në sheshet e kryeqytetit të Kosovës, derisa tha se ato statuja janë të pjesëtarëve të UCK’së përderisa nuk ka të tjera.

- Advertisement -

Ajo tha se në vend ka shumë statuja të luftëtarëve të UCK’së, por sipas saj ‘’nuk ka statuja të viktimave që janë kryer nga luftëtarët e UCK’së’’.

‘’Mjafton të bësh një shëtitje në shumicën e shesheve në Kosovë, dhe të shohësh statuja të ngritura për anëtarët e UCK’së por dhe të vësh re që ka vetëm pak që kujtojnë viktimat civile, por nuk ka asnjë që të kujtoj viktimat ku ushtarët e UCK’së kanë qenë kryesit. Pra situata është shumë më tepër me nuanca sesa narrativa e luftës që është krijuar deri tani. Në narrativën aktuale është lufta e lavdishme, luftë mes dy forcave, ndërsa kjo është vetëm një pjesë e historisë. Ky gjykim është një mundësi unike për të hedhur dritë në historinë e fshehur të këtyre viktimave që kanë vuajtur në duart e luftëtarëve të UCK’së dhe ky funksion në gjykim lidhet me të drejtën e viktimave për t’ua dëgjuar të vërtetën.

Anni Pues i ka rekomanduar trupit gjykues të vizitojë vendin në të cilin prokuroria e specializuar pretendon se janë kryer krime nga ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa.

- Advertisement -

“Unë shkova vet në Zllashë, menjëherë pasi arrita në fshat dolën ca burra dhe filluar të pyesin pse isha aty, shoferi i cili më shpuri aty u nervozua shumë, ajo që në plan të parë dukej si një vend i qetë e paqësor jo shumë larg nga Prishtina në fakt ishte një atmosferë tepër shtypëse. Një përkujtimore e UÇK-së dhe simbol të UÇK-së sundojnë edhe sot në fshat, unë mësova shumë gjatë vizitës sime të shkurtë. Largësia e atij vendi tregon se çfarë vendi ideal ishte ai si një vend për tortura. Cili do t’i dërgonte britmat e atyre që torturoheshin, apo të vinte atyre në ndihmë, gjithashtu më bëri të kuptoj praninë dominante të UÇK-së, një vështrim në Zllashë tani do të na lejoj të kuptojmë më mirë se çfarë ato viktima, të cilat do të japin dëshmi në gjykatë, kanë përjetuar, se si duhet të ketë qenë jeta për ta para 22 vitesh. Vizita në vendin e krimit mund të jetë një sfidë dhe mbase mund të mos duket me rëndësi por ne parashtrojmë se një vizitë e tillë do të ishte në interes të drejtësisë”, ka thënë mbrojtja e viktimave”, tha Pues.

Ajo ka thënë se viktimat presin që kryesit e veprave të pranojnë të keqën që e kanë bërë.

- Advertisement -

“Ajo që viktimat kërkojnë është pranimi i të keqes që iu është bërë atyre. Ky gjyq është i rëndësishëm sepse do të zbulojë dhe do të paraqes në këtë sallë gjyqi disa nga këto të vërteta të parehatshme, është shpresa e sinqertë që njerëzit në Kosovë do të angazhohen në këto procedura, do të dëgjojnë dhe do të kuptojnë që ky gjyq nuk ka të bëjë me legjitimitetin e luftës për pavarësi, ky gjyq ka të bëjë me rregullat bazë të njerëzimit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se zhgënjimi i viktimave është shumë i madh./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit