Ministria ruse e mbrojtjes pritet të nisë një fushatë të re rekrutimi më 1 prill, me synimin për të rekrutuar 400,000 ushtarë profesionistë në ushtrinë ruse, sipas një raporti.
Sipas planit, në Sverdlovsk dhe Chelyabinsk Oblast do të rekrutohen 10,000 ushtarë ndërsa në Perm Krai, thuhet se do të rekrutohen 9,000 individë. Pjesa kryesore e punës do të kryhet nga zyrat e regjistrimit ushtarak dhe guvernatorët do të jenë përgjegjës për zbatimin e planit.
Zyrat ruse të rekrutimit ushtarak po përpiqen të kompensojnë humbjet e saj në ushtarë të specializuar. /Abc news