Lojtari me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, ka zgjedhur të përfaqësoj ekipin kombëtar të Gjermanisë, para Kosovës.
Berisha, i cili luan për ekipin gjerman, Augsburg, ishte në mëdyshje deri më tani se cilin vend të përfaqësonte, por me publikimin e listës së lojtarëve të Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme, aty figuron edhe emri i Mërgim Berishës, për herë të parë.
Rregullorja e FIFA-s parasheh që kur një lojtar paraqitet për një kombëtare, ai nuk lejohet të bëj përfaqësim për një kombëtare tjetër në karrierën e tij.