3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si e favorizoi Klan Kosova Stresin përball Vedatit përmes mënyrës së votimit

Rekomandime

Qysh në fillim të spektaklit final të Big Brither Vip Kosova të gjithë prisnin që të ndodhte eleminimi i parë dhe katër të tjerë të shkonin sërish në votim, pastaj të dilte i dyti, pastaj i treti e në fund të votohej direkt për fituesin.

- Advertisement -

Por, kështu nuk ndodhi, edhepse gjatë gjithë edicionit ishte votuar për secilën dalje.

Votimi u bë për të gjithë njëherish dhe të gjithë dolën në pesë minutat e fundit.

Kjo e favorizoi dukshëm Stresin, pasi ai ishte i vetmi banor nga Shqipëria dhe merrte pjesën dërrmuese të votave pa e ndarë me askend.

- Advertisement -

Vedati më së shumti votohej në Prishtinë dhe aty ndau votat me Artanin dhe Mbresën. Çfarë logjike ka që të votoheshin të gjithë përnjiheri dhe të mos i matnin forcat një nga një deri në fund.

Për ta zgjatur spektaklin Klani improvizonte, duke i bë telashe familjarët e banorëve që të takoheshin si gjoja surprizë, 1 orë pa përfundu komplet edicioni. I mërdhinë kot me improvizime në temperaturë zero gradë duke i nxjerrë në parking. Madje, kjo ndodhi edhe me dy vajzat e vogla të Vedatit. Takime të pakuptimta, jashtë çdo logjike. Kjo i bjen sikur një të burgosur të dënuar me 3 muaj burg, tia vendosni familjarët 1 orë pa u liruar, duke i thënë: A po e sheh çfarë të mire po të bëjmë

- Advertisement -

Për ta treguar joprifesionalizmim e skajshëm dhe farsën e vet, Klan Kosova pasi i largoi tre banorët e parë, priti sërish zarfin e zi me emrin e fituesit. Pse ndodhi kjo kur nuk kishte fare votim? Fituesi dihej qysh në zarfin e parë.

Një mënyre e tillë e votimit gjithmonë favorizon ata që buk i ndajnë votat me askënd.

Improvizizmet e tilla, në një skenë spektakli që i përngjanë më tepër atij tunelit që të çon nga aeroporti në aeroplan se sa një skene të vërtetë nuk i ndihmojnë aapak jetës kulturore të vendit./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit