24.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

KEDS po ndriçon për herë të parë vendbanimin e lashtë Kosovar

Rekomandime

KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investues në Kabash të Prizrenit. Ky fshat historik i shtrirë mbi gërmadhat e lashta arkeologjike, po ndriçohet për herë të parë nga KEDS në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Ky vendbanim që daton nga lashtësia e që sipas historianëve ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane, do të kyçet së shpejti në rrjetin energjetik të KEDS.

- Advertisement -

Investimi i cili përfshin afro 60 shtylla betoni, 17 shtylla metalike dhe rreth 6 km largpërçues, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Punimet po kryhen me një dinamikë të lartë nga ekipet e KEDS.

Kjo zonë e thellë malore, e cila parashihet të kthehet në zonë turistike, me kyçjen në rrjetin energjetik të KEDS do të ofrojë mundësi të shumta rekreative për qytetarët dhe turistët e huaj.
KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit