11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Momenti dramatik kur avioni rus “takohet” me dy bombarduesit bërthamorë amerikanë

Rekomandime

Tensione në qiellin e Evropës. Një avion amerikan B-52 ka mbikëqyrur hapësirën pranë kufirit të Kaliningradit, një praktikë që ndodhte prej ditësh, por këtë herë është rrethuar nga bombarduesit rusë Sukhoi 35, në një manovër identifikimi.

- Advertisement -

Gjithçka përfundoi pa incidente, por episodi zbulon një tjetër moment tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit, pas rrëzimit të dronit të SHBA-së në Detin e Zi.

Lidhur me zhvillimet në enklavën e Rusisë në Baltik ka reaguar dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se janë dëbuar jo një, por dy bombardues strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Sakaq, ushtria e Moskës nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, me mbi 30 të tillë në vetëm 24 orët e fundit. Kievi vijon rezistencën dhe falënderon aleatët në Bruksel dhe Uashington për ndihmat ushtarake.

“I jam falënderues të gjithë partnerëve tanë në Evropë dhe të gjithëve atyre që janë vërtetë të interesuar për një Evropë të fuqishme dhe të lirë. Një pako e re mbrojtjeje është njoftuar nga SHBA-ja. Vlera është 350 milionë dollarë dhe në të ka raketa HIMARS, artileri dhe municione të tjera, gjithçka që duhet për të mbështetur luftëtarët tanë”, tha Zelensky.

- Advertisement -

Ndërkohë, Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi shkatërrimin e një ngarkese me raketa të Rusisë në veri të Krimesë së aneksuar, që po transportoheshin me tren.

Udhëheqësi i instaluar nga Rusia i qytetit të Dzhankoi tha se zona ishte sulmuar nga dronë. Ukraina nuk konfirmoi se qëndronte pas sulmit, por vetëm informoi shpërthimin dhe se raketat e dërguara nga Putini do të përdoreshin nga flota ruse në Detin e Zi.

Kievi e konsideroi shkatërrimin e ngarkesës nga Moska, një përgatitje për të çliruar Krimenë nga pushtimi rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit