3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Njohja e Kosovës nga Serbia, Eurodeputetja Moretti: Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër

Rekomandime

Eurodeputetja Aleksandra Moretti ka komentuar takimin e së shtunës Kurti-Vuçiç.

Në emisionin “Zona Zero”, ajo tha se ishte ditë historike e shtuna. Sipas saj, Vuçiç nuk alternativë përveç njohjes së Kosovës.

- Advertisement -

Thimi Samarxhiu: Çfarë është për ju ky aneks i dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës?

closevolume_off
Moretti: Ka rëndësi historike, është shumë e rëndësishme për BE, se është një hap vendimtar për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e Europës. Kanë shumë vite që punojnë, është një manifestim konkret. Bëhet fjalë për një marrëveshje konkrete mes dy vendeve.

Thimi Samarxhiu: BE po e llaston Serbinë, a bini dakord?

- Advertisement -

Moretti: Serbia përfaqëson ashtu si Shqipëria një vend strategjik për integrimin evropian. Është e rëndësishme që këto vende të ndihen pjesë e rëndësishme e Europës. Ne kemi nevojë për Serbinë, e të gjitha vendet që të jenë sa më shpejt në Europë.

Thimi Samarxhiu: Takimi që keni pasur me Vucic, a shikoni dritë në fund të tunelit, a është e gatshme Serbia ta njohë de jure Kosovën?

- Advertisement -

Moretti: Unë jam optimiste. Besoj se nuk kemi alternativa. Vucic nuk ka alternativa. Europa pret Serbinë, por Serbia duhet të tregojë që është në lartësinë e duhur. Ende nuk e kam takuar Vucic por kam takuar shumë eksponentë parlamentarë. Kam takuar e të rinj serbë e kosovarë, gazetarë e persona të shoqërisë civile.

Thimi Samarxhiu: A është momenti i fundit për Kosovën e Serbinë? Po nuk e kapën momentin çfarë ndryshon?

Moretti: Do ishte e rrezikshme për Europën, Serbinë. Ne kemi nevojë të kemi më shumë aleatë, të ndërtojmë aleanca për të qëndruar sëbashku. Ka shumë për të bërë ende. Janë hapa të rëndësishme, është proces i gjatë.

Thimi Samarxhiu: A do shkoni në Luginë të Preshevës për takuar shqiptarët që janë atje? Për të parë me sytë tuaj se si është gjendja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi…

Moretti: Jam e gatshme të shoh të gjitha situatat që do më tregohen. Nëse mendoni se ato situata duhet të vendosen në vëmendjen e institucioneve evropiane

Aleksandra Moretti: Po duhet, jua them si gazetar dhe si shqiptar, po duhet…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit