17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Trajkoviq: Propaganduesit e çmendur të Vuçiqit, do t’i padis

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq duke folur rreth rastit të sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiq, Nikolës, për mediat serbe ka thënë se ai ishte i organizuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i realizuaar përmes Rada Trajkoviqit dhe madje edhe nga vetë babait të Nikollës, Nenad Rashiq.

- Advertisement -

Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë të jenë të përmbajtur, dhe të besojnë “tek vendi i tyre Serbia dhe në Listën Serbe”, duke shtuar se presioni, gënjeshtrat dhe fabrikimet do të vazhdojnë, pasi “mbrojtja dhe bashkimi i shqetëson më shumë armiqtë tanë”.

Rada Trajkoviq e pyetur rreth deklaratës së Rakiqit, tha se të tilla budallallëqe, mund të bëjë vetëm një njëri i çmendur.

“Çfarë marrie, çfarë budallallëku. Këso rrëfime idiote, krijohen vetëm nga propaganda e çmendur e Aleksandar Vuçiqit”, thotë Trajkoviq.

- Advertisement -

Ajo thotë se një sulm i tillë vandal, mund të jetë bërë vetëm nga ata që i frikësohen normalitetit dhe ata që gjithçka e çdo marrëveshje e bëjnë fshehurazi, duke aluduar në bisedimet siç tha ‘jotransparente’ mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Trajkoviq, thotë se nuk mund ta imagjinojë se një akuzë të tillë, e cila përfshinë në rast edhe Nenad Rashiqin babain e Nikollës së sulmuar, mund ta bëjnë njerëzit normal.

- Advertisement -

“Shpresoj që organet do ta zbardhin rastin, ndërsa unë do e shqyrtoj mundësinë që ta padis shpifësin Rakiq për këto deklarata, pasi kjo nuk është hera e parë që bënë budallallëqe të tilla”, thotë Trajkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit