10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Si e paralajmëroi 75-vjeçarja vrasjen e fëmijës kosovar

Rekomandime

Vrasja e Ilias Mahmutit në Bazel të Zvicrës tronditi opinionin.

Kosovari shtatëvjeçar ishte vrarë nga e moshuara Angela N., duke u kthyer prej shkollës.

- Advertisement -

Pas 6 muajsh nga vrasja janë zbardhur disa dokumente të gjykatës së Bazelit, të cilat kanë treguar se vrasja e kosovarit kishte qenë e planifikuar, shkruan ”Blick”.

Ajo, pas vrasjes së 7-vjeçarit, kishte pretenduar se kishte vepruar nën ndikim.

Mirëpo, nga disa dokumente të gjykatës, kuptohet se Angela N. veproi me qëllim.

- Advertisement -

Hetuesit kanë gjetur telefonin e saj, ku ajo kishte shkruar një mesazh një ditë para aktit.

Në të ajo kishte rrëfyer paraprakisht për aktin e vrasjes. Dyshohet se ajo ka pasur edhe mesazhe të tjera, por që i ka fshirë.

- Advertisement -

Ndryshe, Angela N., kishte vrarë më thikë Iliasin nga Kosova. Ai ishte duke shkuar për në shtëpi nga shkolla.

Atë ditë Iliasi kishte qenë përball saj, derisa ajo e kishte therrë me thikë në qafë dy herë. Pas këtij akti, mësuesi i Iliasit kishte vrapuar që ta ndihmonte atë. Por nxënësi i shkollës fillore “Gotthelf” vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes nuk iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë, Angela N. ishte larguar nga skena, ishte ulur në një stol. Aty ajo kishte shkuar një mesazh për disa persona dhe institucione. Sipas medieve zvicerane ajo kishte lajmëruar autoritet për vrasjen e Mërgimit.

Ku pas këtij veprimi, Angela N. kishte vrapuar me thikën të cilën e kishte kryer vrasjen duke hyrë në prokurori të Bazelit me ç’rast autoritetet ishin munduar ta arrestonin atë.

Angela N. për dekada të tëra ishte njohur si një problematike. Së bashku me burrin e saj, ajo kishte paraqitur kërkesa të panumërta në Administratën e Qarkut në Bazel në fillim të viteve 1980, duke pretenduar se ajo dhe burri i saj ishin viktima të një “afere korruptive gjyqësore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit