Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është përgjigjur pas statusit të kryeministrit Albin Kurti në Tëitter, i cili po komentohet shumë.
Petkoviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, siç raporton Kosovo-Online, ka thënë se “urrejtja e Kurtit për Vuçiqin nuk ka shërim e mjek”.
“Kurti nuk mund të justifikojë mosformimin e Asociacionit dhe do të duhet ta bëjë këtë duke respektuar 4 marrëveshjet e nënshkruara nga Brukseli në 2013 dhe 2015. Beogradi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit duke respektuar vijat e kuqe dhe asgjë nuk është shkelur atje.” – ka shkruar tutje ai.
За Куртијеву мржњу према Вучићу нема ни лека ни доктора!
Kурти не може да оправда што није формирао ЗСО и то ће морати да уради поштујући 4 потписана споразума из Брисела 2013. и 2015. Београд је посвећен договору из Охрида поштујући своје црвене линије и ту ништа није прекршено https://t.co/GmzJjojprZ— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 21, 2023
Ndërkohë, kryeministri Kurti në positmin e tij tha që presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një propozim të tij për Asociacionin.
“A është ai Dr. No apo Z. Nyet?” – ka pyetur ironikisht në postim z. Kurti.