1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Telefonata e rëndësishme” nga Amerika, Chollet tregon çfarë u tha Kurtit e Vuçiqit

Rekomandime

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Që të dy, ka njoftuar ai, i ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së veriut.

- Advertisement -

E urova kryeministrin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër, Maqedoni e Veriut, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE. Tani më shumë se kurrë, Kosova është afruar te e ardhmja evropiane”, ka shkruar Chollet.

Ndërkaq, presidentin serb, Chollet ka njoftuar se e ka falënderuar për qasjen konstruktive në Ohër.

E rëndësishme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe për ta përcaktuar rrugën drejt normalizimit dhe integrimeve evropiane. Gjithashtu, e falënderova Serbinë për riangazhimin e saj me SHBA-në në stërvitje të mbrojtjes. @PlatinumWolf!”, ka shkruar Chollet.

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, kryeminsitri Kurti ka ndërprerë raportimin e në Kuvend, siçu tha, si rezultat i një “telefonate të rëndësishme”.

Më vonë Kurti tregoi se ka folur me me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit