23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

I ftohti nga Siberia shtrihet në Ballkan: Rusia i ofron Serbisë impiante energjetike bërthamore

Rekomandime

Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvdev, zbriti në Beograd e u prit me ceremoni nga Presidenti Serb, Aleksandar Vucic e në takimet me të dhe Kryeministren serbe Ana Brnbic do të diskutohen çështje komplekse, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kryeministri rus Medvdev merr pjesë në shënimin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga Ushtria e Kuqe gjatë luftë së dytë botërore. E në agjendë janë edhe shqyrtimet bilaterale të marrëdhënieve ekonomike e kulturore.

Para arritjes së Kryeministrit rus në Beograd kishte aktivitete të shtuara përgatitore në mediat serbe dhe ruse ku kishte folur vetë Medvdev dhe zyrtarë të lartë rus si Sergei Prihotko që kishte njoftuar se kompania ajrore serbe po negocion me kompaninë ruse Suhoi për blerjen e aeroplanëve Suhoi Superjet 100.

Ai kishte shtuar se Rusia është e gatshme të jetë partner i Serbisë në ndërtimin e impianteve energjetike bërthamore, nëse ajo vendos të nisë programin energjetik bërthamor, do të merrte pjesë në Qendrën për energji bërthamore, teknologji e inovacion, për të cilën dy shtetet po përgatisin marrëveshjen.

- Advertisement -

Medvdev do të vizitoj shumë lokacione e do të vendos kurora përkujtimore e në fund do të jetë edhe prezent në akademinë përkujtimore për çlirimin e Beogradit.

Në agjendë është planifikuar edhe një takim sy më sy me Presidenti Vucic. Takimi do të zgjasë për 45 minuta

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit