7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosovarët e qesin në shitje votën, kaq po shitet një votë

Rekomandime

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në zgjedhjet e 6 tetorit.

Një pjesë e kosovarëve duket se nuk e vlerësojnë fare votën e tyre, për këtë kanë vendosur që të bëjnë biznese me të, shkruan “Zëri.Info”

Në faqet online të shitjes, tashmë janë lëshuar dhjetëra njoftime për shitje votash, e çmimi i një vote po kushton nga 50 deri në 100 euro.

- Advertisement -

Përveç votave individuale, disa prej tyre kanë vendosur edhe numrat e kontaktit për partitë dhe kandidatët e interesuar, duke njoftuar se mund ta blejnë edhe votën e gjithë familjes me një çmim të volitshëm.

Zëri.info, ka kontaktuar me disa nga personat të cilët kanë vendosur numrat e kontaktit në njoftimin për shitje votash, por ata kanë thënë se kjo është vetëm një shaka, e disa të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen nëse vërtet do ta shesin votën.

Kujtojmë se në Kosovë, shitja e votës përbën vepër penale dhe dënohet me ligj./Zëri.info/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit