14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kopje e dobët e PDK-së, AAK krijon një lloj “qeverie në hije” të veten

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të ndryshme të cuilët do të shpërndahen në divizione të ndryshme dh do të shërbejnë si “formulë e qeverisjes së mirë”.

- Advertisement -

Një modalitet i njëjtë është paralajmëruar kohë më parë edhe nga PDK-ja, ku kryetari i saj Memli Krasniqi kishte thënë se do të mblidhen ekspertë t fushave që do të funksionin si një “qeveri në hije”

“Në kuadër të aktiviteteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot është mbajtur një takim me ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të jenë pjesë e strukturave të Aleancës në të gjitha nivelet e organizimit. Ata do të strukturohen në divizione ekspertësh të fushave të caktuara, të cilët do të shërbejnë edhe si formulë e qeverisjes së mirë”, shkroi ai në Facebook.

“Buxheti dhe Financat, Ekonomia, Bujqësia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Infrastruktura, Pushteti lokal, Shëndetësia, Arsimi…do të jenë disa prej organizmave të ekspertëve, që do ta bartin mbi supe barrën e politikave sektoriale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo formë organizimi ndodh njëkohësisht me zgjedhjet e brendshme, e vlerësuar si domosdoshmëri për angazhimin e kuadrove të rinj e profesionistë në Aleancë!”, përfundoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit