8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pyetje për Borrellin pse nuk reagoi për suImet ndaj policisë dhe gazetarëve, por për aksionin kundër kontrabandës

Rekomandime

Opinionisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi kryediplomati evropian, Josep Borell kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara që sipas tij ka ndërmarrë me aksionin kundër kontrabandës në veri të Kosovës. Thaçi ka pyetur Borellin se përse nuk reagoi për suImet ndaj policëve e gazetarëve.

“A nuk pati z. Borell dhe BE-ja me thanë najsen për suImet ndaj gazetarëve dhe ndaj policisë që u suImuan në ndërkohë që po po e kryenin punën e vet?!Vërtet qëndrim për keqardhje i z. Borell”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Thaçi poashtu ka pyetur nëse Policia për ta zhvilluar aksionin e tyre duhet t’i pyes krmineIët e përfshirë në kontrabandim.

“Për aksione policore në funksion të Iuftimit të KRlMlT ordiner e kontrabandës, aksione të cilat janë të autorizuara nga prokuroria e gjykatat, po u dashka me u koordinu me BE-në e me Serbinë a? Apo ndoshta duhet me marrë leje prej vet krmineIëve të përfshirë?! A do me thanë kjo, sipas z. Borell, që nëse je serb dhe jeton në veri të Kosovës nuk bën e nuk mund të ndiqesh për KRlM e kontrabandë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit